Punëtorët e KEK-ut marrin premtime për ngritjen e pagave, protesta nuk do të ketë deri në dhjetor

07 nëntor 2023 | 14:16

Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka dhënë detaje lidhur me anulimin e protestës së sotme, duke thënë se janë pajtuar me menaxhmentin dhe bordin e kësaj ndërmarrje se gjatë muajve nëntor dhe dhjetor do të jenë në negociata për ngritjen e pagës, në të kundërtën kanë paralajmëruar vazhdimin e veprimeve sindikale.

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, në një intervistë për “Kosovapress”, ka konfirmuar se protesta është shtyrë, pasi që kanë marrë zotim se kërkesat e tyre do të plotësohen gjatë muajve në vazhdim.

Llumnica ka thënë se kërkesa kryesore e tyre është ngritja e pagave të punëtorëve të KEK-ut, dhe nëse deri në dhjetor nuk plotësohet kjo kërkesë, ai tha se do të vazhdojnë me protesta.

Më tutje, Llumnica ka thënë se sindikata është e gatshme për dialog dhe për të shtjelluar çështjet financiare.

Përveç ngritjes së pagës, punëtorët e KEK-ut, janë duke kërkuar edhe pagesën e fundjavave për punëtorët dhe kushte më të mira për punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përputhje me mandatin ligjor, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA),…