Punëtorët e Lotarisë ende pa paga, paralajmërojnë qeverinë

02 mars 2021 | 19:43

Rreth 65 punëtore të Lotarisë së Kosovës kanë mbetura pa paga e pa punë që dy vite, pas një vendimi të Kuvendit të Kosovës me 28 mars të vitit 2019 për mbylljen e lojërave të fatit në tërë Kosovën.

Ish-Qeveria Haradinaj, bashkë me bastorët e kazinot mbylli edhe këtë ndërmarrje publike. Ajo as nuk u shpall ndërmarrje e falimentuar dhe as nuk u lejua të veprojë më pas.

Kjo lotari po mbahet pezull që nga viti 2019, pasi qeveria ende nuk ka arritur që të bëjë një ligj të veçantë për të, derisa që nga ajo kohë rreth 65 punëtorë nuk kanë marrë paga nga shteti, ata morrën vetëm 80 për qind me një vendim të qeverisë Kurti, gjatë muajit prill dhe maj të viti 2020 dhe që nga ajo kohë nuk kanë marrë më paga përkundër të premtimeve nga Qeveria e Kosovës.

Shpresa Godanci, zyrtare e administratës në Lotarinë e Kosovës, njëherësh anëtare e shoqatës në këtë ndërmarrje duke folur për “lajmi.net”,   ka thënë se përkundër premtimeve nga kryeministri Hoti, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“ Jo ende nuk kemi marr rroga edhe pse na është dhënë premtime prej Qeverisë, pra prej kryeministrit Hoti që kanë me punu në këtë drejtim. Përderisa punëtorët posedojnë edhe kontrata dhe asnjëherë nuk është shuar Lotaria e Kosovës, ne rroga nuk kemi marrë që nga prilli kur është kryer një pagese me vendim të Qeverisë Kurti. Na është premtuar që ka me u ba diçka në këtë punë, ashtu të paktën na kanë kthyer me shkrim, kjo ka qenë diku me 4 janar. Por edhe pse i kemi vazhduar ne kërkesat ende nuk është është bërë asgjë. Kështu qe në e kemi dërguar një kërkesë dhe faktikisht jemi duke planifikuar një protestë pavarësisht situatës me pandeminë, që gjeja e fundit që duam më bë është me i rreziku punëtorët tanë se edhe ashtu janë pa paga kanë mbetur keq, por duhet patjetër se nuk është duke u marr asnjë vendim dhe nuk është askush duke e shtyer askush këtë çështje përpara”, ka thënë Godanci.

Godanci po ashtu ka thënë se përkundër që kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti me 4 janar ju ka premtuar dhe i është drejtuar Ministrisë së Financave që të merret një vendim lidhur më këtë, ajo thotë se nuk është bërë asgjë.

Kësisoj punëtorët e Lotarisë kanë paralajmëruar se do të dalin në protesta dhe nuk do të ndalën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Tash ligjin nuk mund të shtyhet për shkak se qeveria është në detyre. Mirëpo vendim për paga për mos me i lënë punëtorët mundet me u marrë. Punëtorët tanë as nuk pranojnë ndihmë sociale as paga dhe as asgjë. Pra përderisa qeveria është aksionare e Lotarisë e ka për obligim në momentin që i merr të mirat prej një ndërmarrje duhesh me e marr edhe këtë pjesën e rrezikut që në këtë kohë është kjo. Faktikisht na takon pagë e plotë, por të paktën edhe ndihmë financiare apo çka do. Përkundër që Hoti me 4 janar na e ka kthyer dhe na ka premtuar si dhe i është drejtuar edhe Hykmete Bajramit, atëherë ministre e Financave që të merret një vendim të gjendet një zgjedhje për këtë punëtorë nuk është bërë gjë në këtë drejtim, edhe punëtoret kanë me dal në protestë. Nesër është takimi me punëtorët dhe do të merret vendimi final se kur do të fillojë dhe protestat do të jenë të vazhdueshme deri në një zgjedhje”, ka thënë Godanci.

Kujtojmë se Ligji ka hyrë në fuqi më 10 maj 2019 dhe nga ajo datë janë pezulluar të gjitha lojërat e fatit të lotarisë deri në miratimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti…