Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kërkojnë të kthehen në punë

21 qershor 2021 | 13:17

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka protestuar të hënën para objektit të qeverisë.

“Kërkojmë miratimin e ligjit dhe kthimin në vendet e punës”, ka qenë motoja e tyre gjatë protestës.

Punëtorja e Lotarisë së Kosovës, Ibadete Hasani-Berisha, ka thënë se kanë dalë në protestë për të drejtat e tyre, duke vënë theksin tek ligji dhe pagat, pasi kanë kaluar dy vjet që lotaria është e pezulluar, kur janë pezulluar të gjitha lojërat e fatit.

Hasani-Berisha ka thënë se kanë pasur premtime nga qeveritë e mëparshme dhe kjo aktualja në lidhje me kërkesat e tyre, por sipas saj deri më tani ato nuk janë realizuar.

Sipas saj, premtimet kanë qenë vetëm gjatë fushatës elektorale.

“Pas zgjedhjeve qeveria nuk ka pranuar takim. Kemi provuar fizikisht, përmes e-mailave, javën e kaluar tentuam që të takohemi me Kurtin, apo ndonjë ministër, por nuk na pranuan”, ka thënë Hasani-Berisha.

Ajo ka thënë se Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë deri në realizimin e qëllimeve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën në…