Punëtorët e Lotarisë së Kosovës të hënën do të protestojnë para qeverisë

05 korrik 14:33

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë paralajmëruar protesta për javën e ardhshme (të hënën) para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kërkuar miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

“Nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave”, është theksuar në njoftimin e Lotarisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…