
Punëtorët e “Pastrimit” vazhduan grevën edhe gjatë festës së Bajramit
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë kanë vazhduar protestën edhe gjatë festës së Bajramit.
Ata po protestojnë përpara objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar zgjidhje për krizën financiare që ka prekur ndërmarrjen.
Sindikata e punëtorëve ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka hedhur poshtë kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për pezullimin e përkohshëm të rregullores që përcakton mënyrën e re të pagesës për shërbimet e mbeturinave. Sipas këtij vendimi, faturat për shërbimet e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt kompanisë “Pastrimi” dhe jo përmes operatorëve privatë, raporton EO.
Në këtë kontekst, sindikata ka paraqitur një sërë kërkesash drejtuar Komunës së Prishtinës, duke përfshirë: kthimin e të gjitha mjeteve financiare të inkasuara në mënyrë të paligjshme deri më tani nga Komuna e Prishtinës, në afatin sa më të shpejtë që të fillojë mbledhja e mbeturinave.