Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish

10 nëntor 2025 | 11:03

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radios së Kosovës kanë paralajmëruar protestë të punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës, e cila do të mbahet sot në ora 11:00, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Protesta organizohet si reagim ndaj mosreflektimit të institucioneve përgjegjëse për transferimin e pjesës së dytë të buxhetit të RTK-së për vitin 2025, ndonëse përbën detyrim ligjor për ekzekutim.

Sipas sindikatave, vonesat në transferimin e mjeteve buxhetore kanë krijuar një situatë të rëndë financiare për punëtorët e RTK-së, duke rrezikuar seriozisht mirëqenien e tyre dhe funksionimin normal të transmetuesit publik.

Në njoftim, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radios së Kosovës u kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve të institucionit, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve që besojnë në të drejtën për informim të pavarur, të bashkohen dhe të mbështesin këtë protestë paqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) më 15 nëntor do…