Punëtorët e Telekomit kundërshtojnë përmes protestës kontratën me “Z Mobile”

24 qershor 2019 | 11:41

Qindra punëtorë të Telekomit të Kosovës kanë dalë sot për të protestuar përpara objektit në lagjen “Dardania” kundër vazhdimi të kontratës me “Z-Mobile”.

Ata po mbajnë në duar disa pankarta me mbishkrimin: “Hienat jashtë Telekomit”; “Vala e Kosovës e fitimi i Z-Mobile”; “Fol më zë, vjedh pa zë”; si dhe “Z-Mobile korrupsion me pako pa limit”.

Kompania “Z-Mobile” ekzekutimin prej rreth 26 milionë euro po e kërkon nga Telekomi i Kosovës mbi bazën e vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit në Odën Ekonomike Ndërkombëtare të vitit 2016.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Kjo kompani ka përafërsisht 2400 punonjës, kurse paga mesatare, llogaritet të jetë mbi 730 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar për hedhjen e aktakuzës…