Punëtorët shëndetësorë në Poloni kërkojnë kushte më të mira të punës

12 shtator 2021 | 11:12

Mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë në mbarë Poloninë po protestojnë në Varshavë kundër uljes së pagave dhe kushteve të këqija të punës, teksa pandemia Covid-19 po dëmton sistemin shëndetësor të këtij shteti.

Punëtorët shëndetësorë po protestojnë më 12 shtator në Varshavë pranë ndërtesave qeveritare, duke mbajtur në duar mesazhe ku paralajmërohet se sistemi i kujdesit shëndetësor mund të kolapsojë për shkak të kushteve financiare.

Disa prej protestuesve kanë ngritur tenda pranë zyrës së kryeministrit Mateusz Morawiecki. Ata thanë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesat e tyre të realizohen.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski ka njoftuar se do të takohet me përfaqësuesit e kësaj proteste më 13 shtator dhe se në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Morawiecki.

Në anën tjetër, një spital në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara tha se nuk do të kryejë më lindjen e foshnjave më vonë gjatë këtij muaji, pasi punëtorët kanë dhënë dorëheqje për shkak se atyre po u kërkohet që të vaksinohen kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se…