
Punëtorët teknikë dhe sigurimi i UP-së ende në grevë, studentët bojkotojnë mësimin
11 mars 2024
| 08:07
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina” sot do të mbajnë protestë para rektoratit të UP-së.
Për këtë rast, Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik/Organizata Studentore “Reforma”, do ta bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së, e që për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante.