Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në grevë, shkak pagat
18 maj 2026
| 14:04
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi, ka bërë me dije se këta punëtorë që nga mëngjesi i ditës së martë do të hyjnë në grevë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ai ka thënë se në shkollën SHFMU “Asim Vokshi” drejtoria nuk i ka lejuar punëtorët që të prononcohen para medieve gjatë kohës së protestës.



