Punëtorët teknikë të UP-së kërkojnë pagë 350 euro në muaj

19 dhjetor 2019 | 11:46

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë protestuar sërish për shkak të pagës së ulët.

Punëtorët të cilët kanë protestuar para objektit të rektoratit të UP-së kanë kërkuar që paga e tyre të jetë 350 euro.

Megjithatë, gjatë protestës, kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, është urdhëruar të shkojë në polici për shkak të mos aprovimit të kërkesës për protestë nga ana e Policisë së Kosovës.

Azemi ka thënë për “Kosovapress” se ka marrë një urdhër kërkesë që të intervistohet në polici, teksa ka shtuar se kërkesën për protestë e kishte bërë tri ditë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), ka kërkuar konstituimin…