
Punëtorëve të flotacionit të ‘Trepçës’ nuk u ekzekutohen pagat, paralajmërojnë protesta publike
16 qershor 2025
| 12:54
Pagat e punëtorëve të flotacionit të Trepçës nuk janë ekzekutuar ende dhe për këtë ka reaguar Sindikata e Pavarur të Minatorëve të Trepçës.
Sipas reagimit, punëtorët e flotacionit dhe sigurimit fizik janë përballur me një “padrejtësi të radhës dhe diskriminim të hapur”.
Në rast se nuk rregullohet kjo çështje, Sindikata ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të forta sindikale dhe protesta publike.
Sindikata ka thënë se kjo situatë po ndodh në “heshtjen e plotë” të ministrisë së linjës, bordit dhe menaxhmentit të ndërmarrjes.
Reagimi i plotë: