Punëtori humb jetën në vendin e punës në Suharekë, arrestohen pronari i firmës “Noli” dhe një tjetër person

02 shtator 2025 | 08:59

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në firmën “Noli”.

Sinjali mëson se rreth orës 14:30, më 1 shtator, në Emergjencën e Suharekës është sjellë pa shenja jete Pajtim Osmani, 35-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në kokë derisa po punonte me një vinç ngarkues në rrugën Dubravë–Mushtishtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë së Suharekës, hetuesit rajonalë, inspektori i punës dhe ekipi i forenzikës rajonale, ndërsa Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.

Pas ekzaminimit të rrethanave, Prokuroria ka urdhëruar që në cilësinë e të dyshuarve të intervistohen: Dashnor Mustafa, 34-vjeçar, pronar i kompanisë, për veprën penale “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” dhe Skender Osmani, 45-vjeçar, për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të dyshuarve, pas intervistimit në prani të avokatëve, me vendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes në stacionin policor të Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se India është ofruar…