Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

21 korrik 2025 | 22:01

Dy punëtorë ndërtimtarie kanë vdekur sot në Gjakovë pasi kanë rënë nga objekti ku po punonin. Njëri prej tyre, Hazir Jakupi, ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vëllai i tij, Fitim Jakupi, kishte rënë dëshmorë në luftë.

Për këtë ka njoftuar ish-Komandanti i UÇK’së, Sokol Bashota.

“Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne. Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij Fitim Jakupi, nuk qëndroi mënjanë, rrëmbeu armën e tij dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri. Sot, Haziri dhe Dauti humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën”, ka shkruar Bashota.

Ai ka thënë se këto raste duhet të jenë alarm për institucionet e vendit dhe kompanitë ndërtimore.

“ Punëtorët tanë kanë nevojë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje në vendin e punës. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës”, ka shkruar Bashota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka…