Punimet mbyllin përkohësisht rrugën Kaçanik-Hani i Elezit

14 shkurt 2019 | 14:19

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën “407”, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale “N2” Kaçanik-Hani i Elezit.

Kjo rrugë nacionale do të jetë e mbyllur sipas datave dhe orareve të mëposhtme: 15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme  nga ora 08:00-11:00 dhe nga 13:00-15:30.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fernando Alonso ka lënë të kuptohet gjatë fundjavës se mund…