Punimet në rrugën ‘A’ dhe lidhja me Veternikun, Rama thotë se qeveria Kurti ua ka shkaktuar një bllokadë (video)

21 gusht 2025 | 12:42

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një video-adresimi ka njoftuar për punimet që janë duke u bërë në rrugën që do ta lidh Veternikun me rrugën “A”.

Ai ka thënë se kjo gjë do të bëhet për herë të parë.

Rama ka folur edhe për një “bllokadë të vogël” që ua ka krijuar qeveria.

“Për herë të parë këtu kemi me pas lidhjen e Veternikut me rrugën A. Po e shihni që gati e kemi lidh. Normal një bllokadë të vogël prej qeverisë si gjithmonë që mos me na e lon omel shumë, mirëpo edhe ajo do të zgjidhet. Punimet vazhdojnë, Prishtina s’ndalet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër të…