Punimet në rrugën Deçan-Plavë ndërpriten deri në fillim të javës së ardhshme
15 gusht 2020
| 17:07
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se punimet në rrugën Deçan-Plavë afër Manastrit janë ndërprerë deri në fillim të javës së ardhshme.
“Duke parë lajme jo të vërteta nëpër portale të ndryshme, ju njoftoj se, pas kërkesës së Kryeministrit z. Avdullah Hoti, kemi pezulluar punimet në rrugën R-108, deri në fillim të javës së ardhshme”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.



