Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës

27 nëntor 2020 | 08:31

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradonës.

Ndërkohë televizioni argjentinas, “Todo Noticias”, ka publikuar një foto ku shfaqet punonjësi i agjencisë funerale teksa pozon pranë trupit të pajetë të Maradonës.

Në foto shihet se si punonjësi ka vendosur dorën e djathtë mbi ballin e Diegos, ndërsa me gishtin e madh të dorës tjetër tregon nga gjeniu i futbollit. Foto në fjalë kanë tronditur jo pak familjen e Maradonës, ndërkohë edhe fansat e kanë shprehur “tërbimin” e tyre me anë të komenteve në rrjetet sociale.

Po e njëjta media që publikoi foton, shkruan se Diego Molina, punonjësi i agjencisë funerale i cili realizoi foton është pushuar nga puna. Gjithashtu ai i ka kërkuar falje familjes së 60-vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani ishte të ndërtohej një komunitet i ri urban që…