Punonjësit e ZKA-së ndoqën trajnimin për Kodin e Etikës dhe Konfliktin e Interesit

27 tetor 2025 | 12:32

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përfundoi me sukses trajnimin me temën “Kodi i Etikës dhe Konflikti i Interesit”, i cili u zhvillua në katër grupe më 20, 22, 23 dhe 24 tetor 2025.

Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i integritetit profesional dhe zbatimi i standardeve etike në punën e përditshme në ZKA.

Trajnimi u mbajt nga përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të ZKA-së dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët prezantuan ndryshimet e Kodit të Etikës dhe zbatimin e tij në punën e përditshme, rolin dhe përgjegjësitë e Komisionit të Etikës, si dhe për mekanizmat e identifikimit dhe menaxhimit të situatave të mundshme të konfliktit të interesit.

Në pjesën e trajnimit për konfliktin e interesit, u trajtuan obligimet ligjore të zyrtarëve publikë, rastet më të shpeshta që paraqiten në praktikë dhe procedurat e raportimit dhe shmangies së tyre.

Përfaqësuesit e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit theksuan rëndësinë e parandalimit të hershëm të situatave që mund të cenojnë paanshmërinë dhe besimin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FKK), në bashkëpunim me sponsorin…