Pushojnë hetimet për ish-sekretarin të Ambientit, Arben Çitaku dhe 16-të persona të tjerë

08 korrik 2025 | 13:13

Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur të pushojë hetimet ndaj një grupi të madh të dyshuarish, përfshirë zyrtarë publikë dhe persona të tjerë.

Hetimet kanë pushuar ndaj Arben Çitakut, ish-sekretar i  Ministrisë së Ambientit dhe 16-të personave të tjerë.

Hetimet kanë pushuar edhe për Lubijsha Stojkoviq, Abedin Salihun, Halim Maliqin, Sadri Lumën, Igor Joçinaqin, Abdullah Pirçen, Blerim Imerin, Naim Alidemën, Labinot Vitijën, Nazmi Maxherën, Muhamet Malsiun, Liridon Domanekun, Milosav Grabiqin, Arton Retkocerin, Ramiz Kamerin dhe Dalibor Divkoviqin.

Të gjithë këta persona ishin nën hetim që nga viti 2022 për një sërë veprash penale që lidhen me korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës zyrtare, ryshfetet, dhe ushtrimin e ndikimit.

Hetimet kishin për qëllim zbardhjen e veprimtarisë së pretenduar penale për: Marrje ose dhënie ryshfeti, Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, Ushtrim ndikimi, Falsifikim të dokumenteve zyrtare, Mbajtje e paautorizuar e armëve.

Pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të rastit, prokuroria ka vlerësuar se nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore për të vazhduar ndjekjen penale, dhe ka pushuar zyrtarisht procedurat hetimore ndaj të gjithë të përfshirëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(REL) - Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të…