Pushteti dhe disa analistë të tij ushqejnë bindjen se Kosova duhet të ecë pa aleatë

09 nëntor 2022 | 11:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se synimi i Serbisë është që të krijojë një bindje në Kosovë vendi duhet të ecë përpara pa aleatë, në veçanti pa ShBA-në.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se pushteti dhe disa analistë të tij janë duke e ushqyer këtë bindje, se Kosova duhet të ecë pa aleatë

“Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë, në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje. Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë. Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë. Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti. Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 8 nëntor rreth…