
Pushuesi që dyshohet se humbi jetën në plazhin e Durrësit është rreth 50-vjeçar
29 qershor 2025
| 16:49
Personi që dyshohet se ka humbur jetën në plazhin e Durrësit është i moshës rreth 50-vjeçare.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se paraprakisht dyshohet se ai është mbytur në det, raporton Euronews.al.
“Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.