Pushuesit nudo revoltojnë banorët, Holanda me rregull të ri: Nuk ka më s*ks në plazh

11 qershor 2023 | 18:19

Një masë e re është ndërmarrë për pushuesit në qytetin Veere, Holandë, ku autoritetet u kërkojnë nudistëve të përmbajnë dëshirat e tyre seksuale, shkruan Protothema.

Fillimisht kanë qenë banorët ata që janë revoltuar nga skenat e pushesve të shfaqur nudo, të cilët kanë paraqitur ankesat e tyre në bashki. Pas kësaj autoritetet e qytetit holandez të Veere u kërkojnë nudistëve që nuk ngurrojnë të bëjnë seks në plazh të frenojnë pasionin e tyre të dashurisë.

Banorët tregojnë se shumë prej pushesve të shfaqur nudo, të cilët bëjnë banja dielli dhe lahen në ujërat e zonës, bëjnë seks kudo që të munden, gjë që ka shkaktuar pakënaqësinë tek ata. Tashmë në Veeree kanë vendosur tabela paralajmëruese në plazh, ku shkruhet: “Ju lutemi, mos bëni seks në plazh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e zgjeruar LSDM-VMRO-DPMNE mund të mbetet pa asnjë parti…