Pusi ku vdiq 5-vjeçari ishte hapur nga babai i tij për kanabis

11 shkurt 2022 | 07:55

Pesëvjeçari Rayan Oram u bllokua për ditë të tëra në pus, pastaj vdiq.

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se pusin që ra i mituri e për pasojë humbi jetën e kishte hapur i ati i tij.

Mësohet se babai i Rayan hapi pusin në përpjekje për të gjetur ujë në mënyrë që ai të mund të kultivonte kanabis ose marijuanë.

Puse të tilla, shumë më të thella, mbulojnë rajonin e thyer të Rifit, të gërmuar nga fshatarët që kanë nevojë për ujë për bimët e tyre të kanabisit, shkruajnë mediat e huaja.

Rënia në pus e Rayan tërhoqi vëmendjen e botës gjatë pesë ditëve përpjekjesh të zymta, por të kota për të shpëtuar djalin e vogël. Qindra marokenë vëzhguan ndërsa punonjësit e shpëtimit hapën një gropë paralele për të nxjerrë fëmijën nga pusi 32 metra i thellë.

Pavarësisht prej pesë ditë përpjekjesh, Rayan u gjet i vdekur në pus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për…