Putin arrin në Anchorage, për takimin me Trump

15 gusht 2025 | 21:10

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në Anchorage, Alaska, sipas mediave shtetërore ruse.

Kjo vizitë shënon nisjen e një takimi të rëndësishëm mes tij dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një kohë kur tensionet globale dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare janë në qendër të vëmendjes.

Takimi në Alaska pritet të përqendrohet kryesisht në çështjen e Ukrainës, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale dhe globale.

Takimet mes dy liderëve janë shpesh të ndjekura me interes të lartë ndërkombëtar, sidomos për faktin se shpesh zhvillohen prapa dyerve të mbyllura dhe pa transparencë të plotë për publikun.

Kësaj radhe, megjithatë, formati i bisedimeve është zgjeruar, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë të të dyja palëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit, Besa Ismaili, ka reaguar ndaj arrestimeve që…