
Putin: Detyra jonë është të mbrojmë dinjitetin e ushtrisë ruse
09 maj 2025
| 11:00
Presidenti Vladimir Putin deklaroi se mbrojtja e dinjitetit të ushtarëve të ushtrisë ruse është një detyrë themelore për shtetin.
Gjatë një fjalimi të mbajtur sot, ai theksoi se shoqëria ruse po qëndron e bashkuar në mbështetje të pjesëmarrësve në atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
“Shoqëria jonë po mbështet pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak. E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë”, u shpreh Putini, duke theksuar se autoritetet ruse do të vazhdojnë të përkrahin forcat e tyre në çdo rrethanë.
Deklaratat vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon të jetë një nga temat më të ndjeshme në politikën ndërkombëtare dhe brenda vetë Rusisë.