
Putin para takimit me Trump: Marrëveshja bërthamore me SHBA-në do të jetë çelësi i paqes në Ukrainë
14 gusht 2025
| 18:05
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur sot, një ditë para takimit që do të mbajë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në Alaskë. Në fokus të bisedimeve mes dy liderëve do të jetë lufta në Ukrainë.
Sipas tij, paqja do të arrihet vetëm nëse Rusia dhe SHBA do të bien dakord për armët bërthamore. Sakaq, Putin theksoi se administrata Trump po bën përpjekje efektive për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa u prit ditën e sotme nga kryeministri britanik, Keir Starmer në Downing Street. Sigurisht që në fokus të bisedimeve është lufta në Ukrainë.