Putin u thotë udhëheqësve të biznesit: Shpresoj se nuk do të na largojnë nga sistemi SWIFT

24 shkurt 2022 | 19:44

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi liderët e biznesit të vendit se po pret kufizime në ekonominë e Rusisë, por tha se kishte marrë “masa të nevojshme” duke nisur një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

Në fjalët e transmetuara të enjten në televizionin shtetëror, Putin tha se “Ajo që doja të them së pari – gjëja më e rëndësishme, kështu që të gjithë e kuptoni – ajo që po ndodh ishte një masë e nevojshme. Ata nuk na lanë asnjë mundësi për të vepruar ndryshe. Ata krijuan rreziqe të tilla në sferën e sigurisë sa ishte e pamundur të reagonim në një mënyrë tjetër. Të gjitha përpjekjet tona dolën në zero. Ata krijuan rreziqe të tilla sa është e vështirë të kuptosh se si mund të kishte vazhduar të ekzistonte vendi ynë”.

Udhëheqësit amerikanë dhe perëndimorë janë zotuar për sanksione të ashpra, me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba që i kërkon Perëndimit të ndalojë Rusinë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.

Putin vuri në dukje se Rusia mbeti pjesë e sistemit ekonomik global, por paralajmëroi për “kufizime” të mëtejshme ndaj ekonomisë ruse dhe bëri thirrje që biznesi të punojë “në solidaritet” me qeverinë, raporton cnn.

“Më duket se partnerët tanë duhet ta kuptojnë këtë dhe të mos i vendosin vetes detyrën që të na largojnë nga ky sistem”, tha Putin. “Megjithatë, për arsye politike, këto kufizime do të ndodhin.”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të shpallë sanksione të tjera ndaj Rusisë në orën e ardhshme pas Mbretërisë së Bashkuara, e cila i vendos dhjetë sanksione të ashpra Putinit dhe aleatëve të saj. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me krerët…