‘Putini ka nisur luftë në shkallë të gjerë, mund të përfundojë në Luftën e Tretë Botërore’

14 mars 2022 | 17:18

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, i cili i është drejtuar Këshillit të Evropës, ka thënë se Vladimir Putin ka nisur një luftë në shkallë të gjerë në qendër të Evropës, e cila mund të bëhet një Luftë e Tretë Botërore.

Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Evropës që të miratojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë për të mbrojtur të gjithë Evropën.

“Ne kërkojmë, po kërkojmë, mbylljen e qiejve mbi Ukrainën për hir të miliona njerëzve në Ukrainë. Për hir të sigurisë evropiane dhe botërore”, ka thënë ai.

Më tutje, Shmyhal ka falënderuar Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë, Moldavinë, Lituaninë dhe vende të tjera evropiane për mbështetjen e tyre dhe për strehimin e ukrainasve që kanë ikur nga lufta dhe dhuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të nis nga…