Putini mbështet përpjekjet e Trumpit për armëpushim në Gaza

03 tetor 2025 | 08:06

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Hamasit, në një kohë kur përplasjet në Rripin e Gazës vazhdojnë të marrin jetë të pafajshme dhe të thellojnë krizën humanitare.

Sipas raportimit të Sky News, Putin ka komentuar pozitivisht planin e paqes të paraqitur nga Trump, duke dhënë sinjale optimizmi për një zgjidhje të mundshme në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

“Besojmë se mund të ketë dritë në fund të tunelit”, u shpreh presidenti rus.

Plani i propozuar nga Trump është prezantuar të hënën dhe tashmë ka marrë pëlqimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Detajet e këtij plani ende nuk janë bërë të ditura plotësisht, por reagimet ndërkombëtare kanë filluar të vijnë, me Moskën që duket të jetë një ndër aktorët e parë që e mbështet publikisht këtë nismë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së…