Putini për median perëndimore: Nuk i kemi arritur ende qëllimet tona në Ukrainë

09 shkurt 2024 | 08:57

Gazetari amerikan, Tucker Carlson publikoi intervistën e shumëpritur me Vladimir Putinin, e cila është intervista e parë e presidentit të Rusisë për mediat perëndimore që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Intervista filloi me pyetjet për luftën në Ukrainë ndërsa vazhdoi me “sfondin historik” të konfliktit në rajon, përpara se të ndërmerrte veprime ushtarake.

“Perëndimi menduan se operacionet luftarake në Ukrainë ndanë një pjesë të popullit rus, por bashkimi i do të ndodhë”, tha udhëheqësi rus.

Gazetari e pyeti Putinin nëse kishte arritur qëllimet me luftën në shtetin ukrainas, transmeton Telegrafi.

“Jo. Ne ende nuk i kemi arritur qëllimet tona, sepse një prej tyre është denazifikimi”, përgjigjet ai, duke sinjalizuar se Rusia nuk është ende gati të tërhiqet nga Ukraina.

Putini nuk iu përgjigj pyetjes nëse është i kënaqur me territoret e aneksuara, duke vazhduar të fliste për denazifikimin.

Putini thotë se ai vendosi të ndërmarrë veprime pasi udhëheqja e Ukrainës “deklaroi se nuk do të zbatonte marrëveshjet e Minskut”.

“Ne kemi folur për këtë gjatë gjithë kohës me SHBA-të. Ne i bëmë thirrje udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane që të ndalojnë menjëherë këtë zhvillim, të zbatojnë marrëveshjet e Minskut”, deklaroi 71-vjeçari.

Presidenti rus më pas deklaroi se Ukraina filloi luftën në vitin 2014, “ne nuk e filluam këtë luftë në vitin 2022. Kjo është një përpjekje për ta ndaluar atë”.

Ndryshe, Putin intervistën e fundit që e ka dhënë për mediat perëndimore ishte për televizionin amerikan CNBC në tetor të vitit 2021 në Forumin Ndërkombëtar “Russian Energy Week” në Moskë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të enjten…