Putini rithekson pasojat katastrofike nëse Rusia kërcënohet nga Perëndimi

29 shkurt 2024 | 11:23

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka përdorur fjalimin e tij për gjendjen e kombit për të përshëndetur unitetin kombëtar rus.

Duke iu drejtuar një auditori të ligjvënësve dhe zyrtarëve të lartë në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në mbarë vendin, Putini ka thënë se Rusia po “mbron sovranitetin dhe sigurinë e saj dhe po mbronte bashkatdhetarët tanë” në Ukrainë dhe këmbënguli që i ashtuquajturi “operacion special ushtarak” gëzonte mbështetjen e shumica e qytetarëve rusë, shkruan “Euronews”.

Ai ka përshëndetur ushtarët rusë dhe nderoi me një moment heshtje ata që u vranë në luftime.

Megjithatë, ai ka përsëritur se çdo “kërcënim” perëndimor kundër Rusisë do të kishte pasoja katastrofike – një referencë e qartë për aftësinë e armëve bërthamore të Rusisë.

“Ne gjithashtu kemi armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre”.

“Ne kujtojmë se çfarë ndodhi me ata që dërguan forcat e tyre në vendin tonë. Tani pasojat për ndërhyrësit do të jenë shumë më tragjike”, ka thënë Putini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) në Tiranë është duke u mbajtur samiti…