Putini tha ka unitet në ushtrinë tonë, ushtari rus thotë më lironi dhe po i vras shokët

25 mars 2022 | 12:17

Këtë javë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, foli për moralin e ushtarëve rusë që ka dërguar për ta pushtuar Ukrainën.

Ai në një fjalim që mbajti në Luzhnik tha: “Djemtë tanë po luftojnë krah për krah njëri-tjetrit, po e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë të gatshëm ta japin jetën për njëri-tjetrin.

Moti nuk kemi pasur një unitet të tillë në vendin dhe ushtrinë tonë”.

Realiteti në Ukrainë duket krejt ndryshe. Një ushtar rus i kapur rob nga Forcat e Armatosura të Ukrainës është gati t’i qëllojë ushtarët rusë të zënë robër e të shpëtojë vetë. Ushtarët ukrainas e pyesin nëse do t’i vriste shokët rusë dhe çeçenë të luftës që janë në tjetrën dhomë, me kusht që ta lirojnë, ai u thotë “po, menjëherë”. “S’do të bëja dallim as të rusëve, as të çeçenëve. Ma jepni armën t’i vras dhe më lironi”. /Epoka e re/

Video

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar sot avokatin…