Putini thërret 150 mijë burra për shërbim ushtarak

31 mars 2024 | 10:13

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret, që thërret 150 mijë burra për shërbim ligjor ushtarak.

Të gjithë burrave në Rusi u kërkohet të bëjnë një shërbim ushtarak njëvjeçar, ose trajnim ekuivalent gjatë arsimit të lartë, që nga mosha 18 vjeçare, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Në korrik, u vota për të rritur moshën maksimale në të cilën burrat mund të rekrutohen në 30 nga 27. Legjislacioni i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti.

Në shtator të vitit të kaluar, Putini nënshkroi një urdhër që thërriste 130 mijë njerëz për fushatën e vjeshtës dhe pranverën e kaluar Rusia planifikoi të rekrutonte 147 mijë burra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Pashkët Katolike. I…