Putini u dërgon ushtarëve muzikantë për t’ua rritur moralin

19 dhjetor 2022 | 08:52

“Është dimër, mbi ta po bien predha, nuk janë të stërvitur, madje shumë nuk janë të pajisur mirë, janë të mobilizuar dhe shumica as që e dinë pse janë në llogore”.

Kjo është pasqyra e situatës në forcat ruse. Morali ka qenë i ulët që kur forcat ruse filluan sulmet në territorin rus me 24 shkurt të këtij viti. Pak argëtim do të ndihmonte në ngritjen e moralit tek ushtarët. Kjo ide vjen nga Ministria e Mbrojtjes Ruse e cili njoftoi se ormimin e “brigadës krijuese të vijës së parë” duke thënë se do përfshihen muzikantë dhe artistët më të njohur të vendit. Kujtojmëse dhe Amerikanët aplikuan të njëjtën gjëgjatë luftës në Vietnam.

Ministria britanike e Mbrojtjes në një analizë të rregullt dhe precize të situatës në fushën e betejës, thekson se morali i brishtë mbetet një nga dobësitë kryesore të një pjese të madhe të forcave ruse.

Megjithatë, analistët ushtarakë britanikë besojnë se ky problem vështirë se mund të zgjidhet duke sjellë këngëtarët e operës dhe artistët e cirkut pranë fushëbetejës. Problemet nga të cilat buron brishtësia e moralit, shkruan ministria britanike, janë shkalla e lartë e viktimave, lidershipi i dobët, vështirësitë me pagat, mungesa e pajisjeve dhe municioneve dhe mungesa e qartësisë për qëllimet e luftës.

Telashe të tilla nuk zgjidhen duke kënduar këngë dhe duke bërë cirk njerëzore. Forcat ruse kanë përjetuar një sërë disfatash që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, dhe ofensiva e shtatorit, e cila i mundi në rajonin e Kharkiv, ishte veçanërisht e dhimbshme.

Më vonë, forcat ruse u detyruan të tërhiqeshin nga Kherson, një qytet që ra në duart e tyre përmes tradhtisë në fillim të agresionit. Që nga korriku, kur qytetet Severodonetsk dhe Lisichansk ranë në duart e Rusisë, agresorët nuk kanë arritur asnjë sukses të vetëm ushtarak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse diçka lexohet me vështirësi, autori nuk e ka përmbushur…