Puyol i ka bërë thirrje Vinicius Juniorit që të fokusohet më shumë në futboll

06 nëntor 2023 | 22:14

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, i ka bërë thirrje Vinicius Juniorit që të fokusohet më shumë në futboll, pas kritikave që braziliani mori së fundi.

Puyol, potencoi se nëse Vinicius do të ndryshonte sjelljet do të vlerësohej më shumë të masa.

“Do të doja që të flas me të si një shok i futbollit dhe t’i them çka mendoj dhe si ndjehem. Ai është një lojtar fantastik që bën diferencën dhe një që duhet të admirohet. Nëse do të ndryshonte sjelljet, do të vlerësohej më shumë”, u ka thënë Puyol gazetarëve.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka mbështetur Viniciusin pas kritikave.

Përndryshe, sulmuesi brazilian ishte lojtari më i faulluar në vitin e kaluar në La Liga.

Los Blancos të mërkurën do të luajnë ndaj Bragës në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun e Brukselit me Serbinë, Edita…