Puyol: Messi mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare

18 shkurt 2020 | 11:42

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, ka thënë se Leo Messi mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare, pasi e ka potencialin për ta bërë këtë gjë.

Argjentinasi gjatë këtij sezoni ka realizuar 14 gola dhe 12 asistime në La Liga, çka po e dëshmon se vitet për të momentalisht janë vetëm numër. “Messi është 32-vjeçar dhe një lojtar që kujdeset aq shumë për veten sa mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare’’, u shpreh ish-reprezentuesi i Spanjës.

“Pse duhet ta mendojmë Barçën pa Messin kur ai është ende aty. Ne duhet të fitojmë sa më shumë përderisa e kemi atë në skuadër”, ka shtuar Puyol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadri Fetiu (Sylë Kasumaj, “Fjalori i termave të drejtësisë”, Instituti…