PZAP-i ia refuzoi ankesën për emrin në fletëvotim, Bashkim Fazliu – Migjeni: Do t’i drejtohet Gjykatës Supreme

10 shtator 2025 | 15:48

PZAP-i ia refuzoi ankesën për emrin në fletëvotim, Bashkim Fazliu – Migjeni: Do t’i drejtohet Gjykatës Supreme

Kandidati i pavarur për asamblist në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu – Migjeni, ka bërë me dije se Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka refuzuar ankesën kundër KQZ-së për fletëvotimin në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku vetëm emri i tij figuron me shkronja të vogla.

Pavarësisht kësaj, Fazliu ka thënë se nuk do të ndalët për ta kërkuar të kërkuar drejtësi.

“Normalisht se unë NUK DORËZOHEM dhe këtë çështje do ta dërgoj në Gjykatën Supreme e në rast refuzimi, do ta dërgoj edhe në Gjykatën Kushtetuese. Po të ishim anëtarë të KE do ta dërgoja edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pasi sistemi ynë ka shumë prova që flasin se është i krimbur!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sapo pranova vendimin nga PZAP-i për emrin në fletëvotim, ku PZAP paska vendosur ANKESËN si të PALEJUESHME, pasi në Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme nuk parashihet se mund të ankohet dikush për fletëvotim! Absurd! Edhe këtë e përjetova!

Sinqerisht, shpesh e shoh se NUK KANË FAJ VETËVENDOSJA dhe ALBIN KURTI që rebelohen! Duhen REFORMA TË THELLA!!!

Çfarë sistemi kanë krijuar kështu qytetarët e Kosovës,  ku haptazi të shkelet e drejta dhe institucionet përkatëse që duhet të mbrojnë qytetarët para shkeljeve shtetërore, vetëm ia bëjnë aminin!

Normalisht se unë NUK DORËZOHEM dhe këtë çështje do ta dërgoj në Gjykatën Supreme e në rast refuzimi, do ta dërgoj edhe në Gjykatën Kushtetuese. Po të ishim anëtarë të KE do ta dërgoja edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pasi sistemi ynë ka shumë prova që flasin se është i krimbur!

Këtë SHTET e KANË krimbur dhe PRISHUR JURISTËT E DOBËT dhe EKONOMISTËT E DOBËT!

Bashkim Fazliu

PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC

Kandidat i Pavarur

për Kuvendin e Ferizajt

10.09.2025

Zgjedhjet Lokale 12 tetor 2025

May be an image of text

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 13 deri më 21 shtator, në Zagreb të…