PZAP-i rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

05 dhjetor 2025 | 16:52

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në vendimin e PZAP-it është thënë se aprovohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ dhe Lista Serbe certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Aprovohet ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ndryshohet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu që pranohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 02.12.2025, certifikohet subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, është thënë në vendimin e PZAP-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil. U.D i ministrit në…