
PZAP-i shqiptoi mbi 307 mijë euro dënime për partitë politike
29 janar 2025
| 13:10
Gjatë fushatës partitë politike janë duke u dënuar, kryesisht për gjuhë të urrejtjes dhe thyerjes së mirësjelljes.
Në një përgjigje për “Reporterin”, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se deri më tani i ka dënuar partitë me mbi 307 mijë euro.
“Deri me datë 27.01.2025, PZAP-i ka nxjerr 63 vendime me të cilat janë gjobitur subjektet politike të ndryshme, dhe totali i atyre gjobave të shqiptuara është 307,400.00 euro”, është thënë në përgjigjen e PZAP-it.