PZAP-ja, qytetarëve: Ankesat duhet të dorëzohen në mënyrë fizike në zyre

14 shkurt 2021 | 16:26

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar qytetarët se ankesat të cilat i dërgojnë në faqen e “Facebook”-ut të këtij institucioni, nuk do të konsiderohen si ankesa.

Përmes një njoftimi, PZAP-ja ka bërë me dije këto ankesa mund të paraqiten vetëm në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë.

“Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar  përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës. Afati i paraqitjes e ankesës është 24 ore nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar”, është thënë në njoftimin e PZAP-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në krahasim me disa shkolla të kryeqytetit, në shkollën fillore…