PZAP pranon 21 ankesa për procesin e zgjedhjeve

17 tetor 2021 | 18:55

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë njoftoi se deri rreth orës 18 e 30 të dielën ka pranuar 21 ankesa lidhur me zgjedhjet lokale.

Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) tha për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht kanë të bëjnë me pretendimin se është thyer heshtja zgjedhore.

“Tash për tash nuk kemi ankesa nga individë, vetëm nga subjektet politike dhe shoqëria civile”, tha Desku.

Në anën tjetër, Desku ka bërë të ditur se gjatë të shtunës, janë pranuar katër ankesa lidhur me pretendimin për thyerjen e heshtjes zgjedhore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një diagrami të paraqitur në RTV Dukagjini, sot gjatë…