Qalaj: PDK-ja nuk shkon në koalicion me LV-në as sot, as nesër dhe as fare

30 prill 2025 | 11:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se kjo parti nuk ka asnjë shqetësim që nuk ka marrë letër nga Albin Kurti për bashkëpunim.

Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka PDK-në si oponentin kryesor politik dhe se qëndrimi i partisë së tij është i qartë: nuk do të ketë koalicion me VV-në, as tani, as në të ardhmen.

“Me thënë të drejtën nuk na ka mbetur merak aspak që nuk kemi pranuar letër nga Kurti. Kurti, realisht oponent kryesor politik e ka PDK-në. PDK-ja ka vendosur që mos të shkojë në koalicion me LV-në as sot as, nesër dhe as fare”, ka thënë Qalaj. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se ekipi PSG-ja mori fitore në sfidën e parë…