Qalaj: Po të funksionalizohej Kuvendi do të diskutohej për skandalet, mafinë energjetike dhe mbetjet shtazore

04 qershor 2025 | 13:49

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në konferencë për medie, ka paraqitur një sërë kritikash për qeverisjen e Vetëvendosjes.

Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, ka shtruar  pyetjen se a është i rastësishëm mosfunksionalizimi i institucioneve, duke iu referuar moskonstituimit të Kuvendit dhe mosformimit të qeverisë.

“Po të funksionalizohej Kuvendi, deputetë do të diskutonin për skandalet, mafinë energjetike, për mbetjet shtatozre e për shkelje të tjera të këtij pushteti. Ndoshta ky është qëllimi që nuk po konstituohet Kuvendi”, ka deklaruar Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se takimi i…