Qalaj: Shumë pak është bërë në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

07 tetor 2020 | 22:34

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e ka pranuar se shumë pak është bërë në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

“Dihet botërisht se në Kosovë ka pasur krime të luftës. E dini që deri tash vonë, kompetencat për hetimin e krimeve të luftës fillimisht i ka pasur UNMIK-u e pastaj EULEX-i, për t’iu dorëzuar më pas Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm që nuk është bërë mjaftueshëm.

“Dhe, mund të them se nuk është bërë mjaftueshëm, absolutisht, për të gjitha rastet e krimeve të luftës. Madje, është bërë fare pak. E kjo është detyra më e madhe e njësitit të Krimeve të Luftës së Policisë së Kosovës. “Kanë kaluar mbi 20 vjet, por njerëzve ende u mungojnë qytetarët, familjarët, ka persona të zhdukur. Dhe, shumë pak raste janë zgjidhur”, ka thënë Qalaj./ KTV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia…