Qalaj takohet me drejtorët e policive të Shqipërisë dhe Maqedonisë

26 dhjetor 2018 | 16:28

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka pritur të mërkurën në takim zyrtar drejtorët e policive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Gjatë këtij takimi të përbashkët është biseduar për tema me interes të përbashkët të të tri agjencive policore, me theks të veçantë ngritja dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërinstitucional, i cili do të ndikojë në ngritjen e sigurisë së përgjithshme tek të tri vendet dhe më gjerë.

Qëllimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve policore do të ndikojë në mënyrë pozitive edhe në parandalimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka falënderuar dy drejtorët e policive, Ardi Veliu dhe Sasho Tashevski për vizitat e tyre të cilat do të shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin reciprok.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, e ka quajtur…