
Qarabagu, shumë i fortë për Shkëndijën, ekipi tetovar i thotë “lamtumirë” Championsit
13 gusht 2025
| 09:00
Shkëndija e Tetovës i thotë lamtumirë Championsit.
Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 përballë Qarabagut duke u eliminuar në turin e tretë.
Për skuadrën e Beqirit golin e vetëm e shënoi Tamba në minutën e 10.
Më pas azerët e Qarabakut shënuan 5 gola.
Shkëndija kështu shkon në play-off të Ligës së Evropës dhe ka të garantuar minimalisht grupet e Ligës së Konferencës.