Qasje e lartë e ekonomive familjare në TIK

04 mars 2026 | 12:46

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ekonomitë Familjare për vitin 2025.

Sipas rezultateve të Anketës TIK në Ekonomitë Familjare përqindja e ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2025 ishte rreth 99,3 %.

Ndërkohë që 0,6 % e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2025.

Grup-mosha me përqindjen më të lartë të qasjes në internet ishte grup-mosha 16-24 vjeç me rreth 20 %, pasuar nga grup-mosha 25-34 vjeç me 19,2 %. Ndërkohë me përqindjen më të vogël të qasjes në internet ishte grup-mosha 65-74 me rreth 10,1 %.

Sipas të dhënave të Anketës TIK në Ekonomi Familjare, përdorimi i internetit nga femrat dominon me 50,1 %, krahasuar me meshkujt që ishte 49,9 %.

Sipas të dhënave të Anketës TIK në Ekonomi Familjare, prej 98,5 % të personave që e përdorën internetin në tre (3) muajt e fundit, 45,6 % e tyre i shfrytëzuan edhe mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale (IA) për qëllime të ndryshme private, shkollim ose profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte), më 5 mars do të mbahet seancë…