“Që 20 vite është kështu”, Limaj flet për gjendjen e rrugës Arllat–Malishevë
16 qershor 2026
| 09:57
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është parë duke kaluar në rrugën rajonale Arllat–Malishevë ku priten të fillojnë punimet në rikonstruktimin e saj.
Limaj, para mediave ka deklaruar se që 20 vjet kjo rrugë është në këtë gjendje. “Që 20 vite është kjo rrugë kështu”, tha ai. Kjo rrugë lidh komunën e Drenasit dhe të Malishevës.



