QËLLIMET E KOMITETIT QENDROR TË KOMITETIT NACIONAL DEMOKRATIK SHQIPTAR

19 nëntor 11:22

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /25/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

Komiteti ka qenë i formuem vetem per 10-15 ditë.

Kerkoj që të merren parasysh pse si thashë nuk i kemi lye durt me gjak, dhe kjo asht ba, e nga mos kuptimi i gjendjes.

I pandehuri Kajtaz Ramadani tha se: Jemi të pafajshëm e ne se gjykata do të konsideroj fajtore, te merren parasysh dhe ato qe kemi punue ne kohë të okupatorit për LNÇ dhe të epet denimi sa më i vogël.

I pandehuri Ahmet tha se: Unë për këtë punë jam krejt i pafajshëm dhe ndodhjen time ne kete komitet do ta gjeni ne  hidhërimin te vrasjes se vëllait  dhe mbasi dhe nji vlla tjetër me asht helmuem prej fashizmit.

I pandehuri Kadri Minushi tha se: Si nji katundar jam gabue dhe kam hije në komitet. Kam kenë gjithnji në LNÇ. Për këtë punë jam futun e mashtrue vetem nga  heqeja e nji kohe të shkurtër të flamurit shqiptar. Pra tash kërkoi pafajin time.

I pandehuri Vahit Mustafa tha se: Unë sikurse kam thanë dhe më parë nuk kam punue gja fare dhe keshtu kërkoi qe te deklarohem i pa fajshëm.

I pandehuri Sheh Muhedini thase: Unë si nji njeri i ri pa shkollë jam gabue dhe kërkoj lirimin e tij prej burgu.

I pandehuri Rexhep Abdullahi thase: Per sa i takon fajit për të cilin akuzohem nuk është e vertet, por vetem unë nji postë kam pas marre prej Tahirit e jo tjetër gjë, e kështu kërkoi pafajsi.

I pandehuri Kadri Ramadani tha se: Unë Mili bilibajkiqin e kam sue vertet ne mal por nuk kam dijt se q’emision ajo ka pas e kërkojë falje nga kjo akuzë.

I pandehuri Ruzhdi Kabashi thase: Ne mue vetem faje te moslajmërimit mund të qendroj e jo tjetër, dhe këte  nuk e kam bam per shkak se kam pasun frikë.

I pandehuri Abdullah Hajrullahu tha se: Unë jamë mashtrue si njeri pa shkollë dhe për shkak frikenuk kam lajmrue e pranoj kete gabim e kërkoj meshiren e trupit gjykues.

I pandehuri Abdullah Hamza tha se: Unë jam i pafajshëm e kërkoj pafajsiin e vet.

I pandehuri Sinan Hazëri tha se: Unë nuk kam bamun asnjë send dhe kërkoi qe te deklarohet i pafajshëm, nga akuza qe i bahet.

I pandehuri Xhemil Fluku tha se: Unë nuk kam bamun ndonji send kundra pushtetit popullor, kërkoi prej trupit gjykues mëshirë.

I pandehuri Qamil Emini tha se: Jam i pafajshëm ne këtë çështje dhe mbahem kot në burg, per shkak se  une nuk kam bame  as nji send dhe nuk kam pranue ndonji detyrë.

I pandehuri Sadik Mehmet Peqani tha se: Unë skam bamun asnjë send dhe po ashtu nuk kam pas  ndonji detyrë dhe kërkoi pafajin e vet.

I pandehuri Ibrahim Abdyli tha se: Unë jam i pafajshëm dhe nuk kam bamun as nji send e kërkoi pafajin e vet.

I pandehuni Muhamet Veseli tha se: skam bamun as nji send dhe as ndonji pjesë ne organizatë dhe kërkoi që të vendoset pafajësia e tij.

VENDIM- Mbasi nuk mbeti ma gja, gjyqit ju dha fund dhe për deklarim të vendimit, audienca  gjyqësore lehet per me dt. 26 shtator 1945 ora 2 pas dreke dhe kështu të pandehurit nën roje të sigurtë u dërguan në burg.

Sa do që për shikim te kësaj çështje ishte caktua data  e sotshme, por me kene se sot u ba pritja e kryeministrit te Serbisë Neshkoviq Bllagoje, kështu trupi gjykues  nuk qe  e mundur te formohej dhe për këtë shkak audienca  gjyqësore per deklarim të vendimit lehet për me dt. 27. 09. 1945 ora 4 pas dite ne kete menyë u njohtuen të pandehurit e rreshtuem dhe përfaqësuesit e tyre.

Prizren, me 26.09. 1945

Sekretari; Mustafw Biçoku

Kryetari; Hivzi Sylejmani

 

SEANCA E 27. 09.1945

Sot diten e orën e lanme të Gjyqit, trupi gjykues u formua sa më parë tue qenë gati Prokurori Publik Ali Shukrija e per anë sekretari Mustafë Biçoku, u mblidhen në sallën e gjyqit.

U sollën të pandehurit nga burgu dhe tue pas per anë mbrojtësit e tyre u vuen në vendin e posaqem e kështu filloi gjyqi me dyer hapur.

Si u shqyrtuen te gjitha aktet relative  te këtij dosjeri, u deklarue vendimi i poshtëshënuar.

VENDIM

N’emen të popujve  te Jugosllavisë

 

Gjyqi Krahinuer te Kosovës-Metohisë i formuer prej:

Kryetar……………………………Hivzi Sylejmani

Anëtar………………………………Qamil Brovina

Anëtar………………………………Kolë Shiroka

Tue qenë të asistuam prej sekretarit Mustafa Biçoku e në prezencën e Prokurorit Publik, Ali Shukriut.

Në procesin penal kundër të pandehurve:

  1. Halim Spahiut, 2. Tahir Dedës, 3. Fehim Ibrahimit, 4. Hasan Rrustemit, 5. Abdyl Rexhepit, 6. Maliq Balija, 7. Basri Sallko, 8. Qamil Emini, 9. Sadik Mehmeti, 10. Ibrahim Abdyli,11. Muhamet Veseli, 12. Xhemil Fluku, 13. Sefedin Ahmeti, 14. Abdullah Hajrullahu, 15. Abdullah Hamza, 16. Sinan Hazëri, 17. Rifat Krasniqi, 18. Kajtaz Ramadani, 19. Ahmet Dërguti, 20. Kadri Minushi, 21. Sheh Muhedini, 22. Vahid Mustafa, 23. Rexhep Avdullahi – Kabashi, 24. Kadri Ramadani, e 25. Ruzhdi Kabashi.

T’akuzuem:

Si mbas akuzës se PP për faje krimesh kundër popullit dhe shtetit te mbrojtur para gjyqit me mbrojtesat e caktuam:

1.Jahja Osmani, kryetar i Gjyqit Populluer të Rrethit të Gjakovës te pandehunit Halim Spahija, Kajtaz Ramadani, Ahmet Dërguti Kadri Minushi,  Vahit Mustafa, Sheh Muhedini, Rexhep Abdullah Kabashi, kadri Ramadani e Ruzhdi Kabashi.

  1. Zeqi Arni, gjyqëtar popullor i rrethit Ferizait te pandehurit: Tahir Deda, Fehim Ibrahimi, Abdullah Rexhepu, Hasan Rrustemi, Basri Sallku, e Maliq Balija.

3.Xhevdet Pallaska, jurist i diplomuar te pandehurit: Rifat Krasniqi, Abdullah Hajrullahu, Abdullah Hamza, Sinan Hazëri, Sefedin Ahmeti, Xhemil Fluku, Qamil Jemini, Sadik Peqani, Brahim Abdyli e Muhamet Veseli.

Mbas procesit publik të mbajtun ne Prizren, ne prani të te përmendurve prej datës 20-27 shtatuer 1945, dhe mbas  ndijimit te kërkimit te fundit te Prokurorit Publik qe te pandehurit  të deklarohen fajtor dhe të dënohen sa më rrept dhe mbrojet e mbrojtësve te të pandehurve  qe kërkojn pafajin të lirohen nga akuza ose të dënohen sa më lejtë dhe të pandehurit qe kërkojn pafajin e tyre ose ne rast dënimi te jenë të lehta.

KONSTATOJË:

  1. Të pandehurit:
  2. Tahir Deda me emrin “UNË”
  3. Fehim Ibrahimi
  4. Abdyl Rexhepi
  5. Maliq Balija
  6. Basri Sallko
  7. Hasan Rrustemi

Për se gjatë muajve  maj e qershor të vitit 1945, si armiq te rregjimit të sotshëm të ndërgjegjshëm dhe me paramendim kanë marrë pjesë n’organizatën ilegale te ashtuquajtur Komiteti Nacional Demokratik dhe janë mabe  anëtarë drejtuesa ose vegla të Komitetit Qendror per Kosovë-Metohi me qender ne Prizren, i cili komitet ka pasun për qëllim udhëheqjen supreme politike ushtarake ne te gjithë komitetin.

Formimi i Komiteteve të rretheve, qyteteve dhe fshatrave

  1. a) Me formue gjithashtu komitetet ilegale në të gjitha rrethet dhe këto njëkohësisht me formue komitetet e komunave dhe te katundeve ne te gjitha vendet e kësaj krahine na me pa qe puna te kete  sa ma tepër sukses e të jenë në nji kontrollim rigoroz të Komitetit Qendror, të zbatojn instruksionet dhe urdhënat e dhanun qe ne momentin e duhur me anën e forcave te përmbysin pushtetin popullor qe ekziston ketu dhe komiteti të vendos nji pushtet me karakter  balliste terroriste dhe komitetet e rretheve  kanë pas  per detyrë me vendos komandat ushtarake te cilat do te ishin nën kontrollin e qendrës. Komitetin e rrethit të Suharekës me formue e njëkohësisht me u lidhë me komitetete e Ferizait, Gilanit, e Kaçanikut, gjithashtu kanë dhënë instruksione  Mulla Ademit me formue Komitetin në Podujevë e Ramadan Ajvazit me formue komitet në Prishtinë.

Me u lidhë me organizata të tjera ilegale

b). Me u lidhë me komitete tradhtare të organizatës Balli Kombëtar në vendet ku keto ekzistojnë per me i riorganizua me udhëheqjen e komitetit Qendror me e ringjall punën dhe me formue radhet per  te mundur mandej me rrenue pushtetin popullor qe asht ne fuqi.por megjithë që kanë qenë në sherbim të okupatorit ne kohen e luftës dhe kanë luftue kundra UNÇ për të njëjtin qellim. Keto organizata balliste kanë vazhdue luften dhe mbas çlirimit te Kosovës e Metohisë ne kete mënyrë anëtarët e Komitetit Qendror me anën e Maliq Balijes kanë bamun marrëveshje me komitetin ballist ne Rahovec dhe kanë pervetesue kete organizatë e me anën e Pashk Ibrahimit janë lidhë me komitetin ballist në Prizren tue pervetsue edhe keta.

Me bashkëpunua me formacione të tjera ushtarake ne male

c)Kanë ardhur në kontaktme banda e armikut të malit te cilat ndodhen nji shumicë kriminelësh te njohun te luftës e armiq të popullit, sipas shembullit të kapiten  Riza Alija, Njazi Alishani, Salih Zhuri Ukë Sadik Ramae të tjerë keto kontakte kanë për qëllim te bashkohen të gjitha keto banda dhe nen nji  kryesie të kryheshin aksione anti popullore dhe sistematike, kështu që te lidhen keshtu me nji komandë d.m.th. nën udhëheqjen e komitetit qendror  per kete arsye kanë dhanë udhëzimet e duhuna  me anën e Tahir  Dedes, per sa i përket aksioneve , qe ne çastin e  duhun  mbas shejit të dhanun te bllokohen te gjitha rrugët ne menyë qe asnjë partizan te mos shpetoj.

Me sensibilizua situatën okupuese ne Kosovë

Ç) Me anën e komiteteve  dhe anëtarëve  te ketyre kanë përhapun nji propagandë gënjeshtare dhe shpifëse, gjoja se populli shqiptarë nuk ka të drejtat e veta në Jugosllavinë e re, nuk gëzon të drejtaat kombëtare dhe lirinë politike. Qëllimi i kësaj propagande ka qenë me krijue një pakënaqësi dhe me fut nji armiqësi në mes të popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të Kosmetit dhe po në atë kohë te popujve  të Jugosllavisë. Të gjith[a këtoqë zhvillonin kanë pas shpresë te formonin nji terrenë të përshtash]ëm për punën e veprimtarien e tyre, qe tue u bazue ne kete terren te perçajn popullin shqiptar e ta e ndajn prej bashkimit te popujve të Jugosllavisë qe me anën e tij te krijojn nji vegël per tu shërbye verbërisht interesave të organizatës balliste reaksionare dhe terroriste, ne kete mënyrë t’a e fusin ne rrugën e kryengritjes së armatosur, tue shkaktue keshtu vëllavrasje. Te gjitha keto i kanë bamun me gjithë që kanë qenë koshiente se populli shqiptarë ne Jugosllavin D.F. gezon të drejtat kombëtare dhe barabartin për shembull ne pushtetin popullor te Kosmetit dhe shumica shqiptare kanë shkollat e tyre (një rresht i pa lexueshem)… me ngritje Flamurin e tyre kombëtar. Keto gjana ma se miri kanë mundur me i pame dhe me i konstatue nji pjese e anëtarëve  te Komitetit tradhtar te cilet kanë pas marrë pjesë ne pushtet si funksionar shtetnuer e ushtarak. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Pakistanin se nuk ka…